“Jo sanksione Rusisë”, zv/kryeministri serb sfidon Perëndimin gjatë vizitës në Moskë
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin ka sfiduar perëndimin duke vizituar Moskën në momentin që Rusia shihet si rreziku i stabilitetit ndërkombëtar.
Numri dy i qeverisë serbe ndodhet prej tre ditësh në Kremlin ku ka zhvilluar takime me drejtues të lartë ushtarakë rusë, drejtues të shërbimeve sekrete dhe kreun e diplomacisë ruse, Sergi Lavrov.
‘Serbia është krenare që nuk është pjesë e ‘histerisë antiruse ka deklaruar Vulin duke shtuar se vendi i tij nuk do të jetë kurrë pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë.
Serbia është kritikuar shpesh nga SHBA dhe BE për qëndrimin e saj pro rus. Ajo nuk ka pranuar të ndalojë importin e mallrave rus, si dhe ka denoncime që prodhimet serbe shkojnë në Rusi duke përdorur vende të treta.
Gjatë takimit të zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, numri dy i qeverisë serbe ka folur dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve. Ndërsa më herë politikani serb ka diskutuar dhe për bashkëpunimin ushtarak.