“Jo në emrin tim”/ Protestë në Shqipëri në mbështetje të Palestinës dhe kundër vizitës së Ramës në Izrael

Në Shqipëri u zhvillua një tubim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, si dhe në kundërshtim të vizitës së fundit të kryeministrit Edi Rama në Izrael.
Protesta, e organizuar me thirrjen e disa organizatave të shoqërisë civile, u mbajt para godinës së Kuvendit të Shqipërisë nën sloganin “Jo në emrin tim”.
Në demonstratë morën pjesë qytetarë dhe aktivistë, të cilët mbanin pankarta me mbishkrimin “Zullumit dhe barbarisë nuk i shtrëngohet dora”.



