Janevska: Ministria e Arsimit e lënë me minus prej 5 miliardë denarësh

Publiku ka të drejtë të dijë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në minus 5 miliarda denarë, por nuk duhet të ketë shqetësime, sepse edhe me këtë buxhet do ta bëjmë të sigurohet që të ketë paga për punonjësit në arsim, që të paguhet mbështetja financiare për studentët dhe për të ngritur standardin e studentëve, ka thënë ministrja e arsimit Vesna Janevska.
“Ne do të bëjmë çmos që të ndërmarrim hapa të dobishëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe tashmë kemi reagime pozitive lidhur me shtyrjen e konceptit të arsimit fillor dhe rishikimit të kurrikulave për klasat e shtatë, e tetë dhe e nëntë”, tha Janevska në një emision televiziv.
Duke iu referuar gjithëpërfshirjes në arsim, ajo tha se ideja e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në klasat e rregullta, ishte i nxituar ashtu si dhe koncepti i arsimit fillor.
“Ka fëmijë që mund ta ndjekin mësimin në klasa të rregullta dhe do të vazhdojnë atje. Por shumë prindër ankohen se fëmijët e tyre në këto klasa janë shumë më tepër të diskriminuar, se sa të jenë me miqtë e tyre. Për këtë arsye ne propozojmë ndryshimin e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm dhe së bashku me publikun profesionist dhe prindërit do të vendosim se cila është zgjidhja më e mirë për gjithëpërfshirjen”, tha Janevska, duke theksuar se shteti duhet t’iu japë këtyre fëmijëve mundësi për përvetësimin e aftësive që do të jenë të dobishme si për veten ashtu edhe për shoqërinë.