Izraeli vret 29 palestinezë në Gaza që nga mëngjesi

Që nga mëngjesi, të paktën 29 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës së shkatërruar nga lufta, sipas burimeve mjekësore, raporton Al Jazeera, përcjell alfax.mk.
Mes të vrarëve, 17 u vranë në qytetin e rrethuar të Gazës, ku ushtria izraelite po intensifikon përpjekjet për zhvendosjen e mëtejshme të palestinezëve dhe për të marrë nën kontroll qendrën më të madhe urbane të territorit.
Lufta e Izraelit kundër Gazës ka vrarë të paktën 64,964 njerëz dhe ka plagosur 165,312 të tjerë që nga tetori 2023.



