Izraeli paralajmëron Iranin: Ky sulm do të ketë pasoja

Izraeli ka plane për t’u kundërpërgjigjur ndaj sulmit raketor të Iranit mbrëmjen e sotme, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

“Ky sulm do të ketë pasoja. Kemi plane dhe do të futemi në vendi në kohën që do ta vendosim.

Nuk kemi dijeni për viktima, kjo falë sjelljes së përgjegjshme”, ka thënë zëdhënësi në një deklaratë.

Mbrëmjen e sotme Irani ka pohuar se 80% e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat e tyre.

Asnjë viktimë nuk është raportuar deri më tani dhe autoritetet izraelite thonë se civilët mund të largohen nga strehimoret e bombave.

Sulmi ishte në përgjigje e Iranit për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe të tjerëve.

Ndërkohë, trupat izraelite kanë pushtuar Libanin, atë që ushtria izraelite e quan një operacion tokësor të kufizuar dhe të shënjestruar kundër Hezbollahut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button