Izraeli ka bombarduar 68 qendra të shpërndarjes së ushqimit dhe ndihmave që nga fillimi i luftës në Gaza

Izraeli ka goditur 68 qendra humanitare dhe pika shpërndarjeje ushqimi në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, ka bërë të ditur Zyra e Medias e qeverisë në Gaza.

“Kjo sjellje kriminale, që synon me qëllim objektet e ndihmës dhe të mirëqenies sociale, konfirmon pa asnjë dyshim se pushtimi izraelit po e përdor ushqimin si armë lufte, në shkelje flagrante të të gjitha ligjeve ndërkombëtare, në veçanti të Konventave të Gjenevës, të cilat ndalojnë sulmimin e objekteve humanitare dhe civilëve në çdo rrethanë,” thuhet në deklaratën e zyrës.

Sulmi më i fundit kishte në shënjestër një depo ushqimore në Deir al-Balah, në Gazën qendrore, ku u vranë të paktën pesë persona dhe u plagosën shumë të tjerë që kishin ardhur për të marrë ndihma.

Zyra shtoi se që nga 7 tetori 2023 janë goditur 39 qendra shpërndarjeje ndihmash dhe 29 banka ushqimi që ofrojnë vakte të përditshme.

“Heshtja e vazhdueshme ndërkombëtare barazohet me bashkëfajësi të plotë në këtë gjenocid të ngadaltë ndaj një populli të pambrojtur dhe të rrethuar, që po vdes nga uria dhe bombardimet para syve të botës,” paralajmërohet në deklaratë, duke u bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare të veprojnë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button