Ishulli që shfrytëzohet prej amerikanëve goditet nga tarifat e Tumpit!

Ishulli i largët Diego Garcia në Oqeanin Indian po përballet me një tarifë prej 10 për qind.
Ishulli i vendosur përgjatë rrugëve të mëdha tregtare ndërkombëtare mes Azisë dhe Afrikës, ka një bazë ajrore ushtarake amerikane dhe është i banuar vetëm nga anëtarë të shërbimeve britanike dhe amerikane.
Eksporti kryesor i tij është peshku, sipas CIA Factbook, shkruan skynews.
Territori Britanik i Oqeanit Indian është më i madhi nga rreth 60 ishuj në Arkipelagun e Chagos dhe ndodhet rreth 480 kilometra në jug të Maldiveve. Britania dhe Mauriciumi janë në proces të përfundimit të një marrëveshjeje për të ardhmen e Ishujve Chagos.
Sipas marrëveshjes së propozuar, Mauriciumi do të marrë sovranitetin mbi ishujt nga Britania, por do të lejojë që SHBA dhe Britania të vazhdojnë operimin e një baze ushtarake në Diego Garcia për një periudhë fillestare prej 99 vitesh.
Ishulli bashkohet me Ishujt Heard dhe McDonald, të cilët gjithashtu janë goditur me tarifa.