Irani: Zyrat qeveritare në Teheran do të kthehen në punë me kapacitet të plotë nga e shtuna

Guvernatori i Teheranit, Mohammad Sadegh Motamedian, ka bërë të ditur se zyrat qeveritare në kryeqytetin iranian Teheran do të rikthehen në staf të plotë fizik nga e shtuna, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, Motamedian tha se të gjitha ministritë, organizatat dhe institucionet ekzekutive të vendosura në provincën e Teheranit do të rifillojnë punën me 100 për qind staf duke filluar nga 9 maji.
Ai shtoi se shkollat dhe universitetet do të vazhdojnë të funksionojnë në përputhje me vendimet e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë.
Ky vendim vjen pasi disa institucione qeveritare dhe arsimore kishin kaluar në punë hibride ose me kapacitet të reduktuar pas rritjes së tensioneve rajonale, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt.
Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, por bisedimet në Islamabad nuk arritën të prodhojnë një marrëveshje të qëndrueshme. Armëpushimi më pas u zgjat nga presidenti amerikan, Donald Trump, pa një afat të caktuar.



