Irani paralajmëron Izraelin: Nëse sulmet vijojnë, përgjigjja jonë do të jetë edhe më e ashpër!

Presidenti i Iranit, Massoud Pezeshkian, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Izraelit pas sulmeve të fundit ajrore.

Duke folur pas një bisede telefonike me kryeministrin e Irakut, Pezeshkian theksoi se nëse Izraeli vazhdon të godasë objektiva iraniane, atëherë duhet të jetë i përgatitur për një “përgjigje edhe më të ashpër dhe më të dhimbshme”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se përshkallëzimi i dhunës mund të rrezikojë edhe vende të tjera në rajon, nëse agresioni izraelit nuk ndalet.

Presidenti iranian u bëri thirrje kombeve islame që të tregojnë një qëndrim të qartë dhe të bashkuar ndaj asaj që e cilësoi si një provokim të hapur.

“Irani nuk e ka nisur këtë konflikt, por ka reaguar me vendosmëri,” deklaroi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button