Interi i madh në Champions, eleminon Bayernin dhe sfidon Barcelonën në gjysmëfinale, Arsenali dërgon në shtëpi Realin

Spektakël dhe emocione në Champions, teksa këtë të mërkurë u mësuan edhe dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste. Nuk ka mrekulli për Real Madrid, teksa nuk përmbysi dot humbjen 3-0 ndaj Arsenalit në aktin e parë, me sfidën në Madrid që përfundoi 1-2 për londinezët.
Sfida nisi zjarr me Gunners që fituan penallti, por Saka gaboi nga pika e bardhë. Në krahun tjetër, pak më vonë, te Los Blancos pati pretendime për penallti pas një kontakti Rice-Mbappe, por VAR tha jo. Në fillimin e pjesës së dytë, të dyja skuadrat shënuan nga një gol, Saka-s iu përgjigj Vinicius. Në fund, pati kohë për një gol të Martinellit. Në fazën tjetër, Arsenali përballet me PSG.
Inter kualifikohet në gjysmëfinale, pasi eleminoi Bayern. Pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë, zikaltërit kalojnë tutje falë barazimit 2-2 në San Siro. Bavarezët shënuan të parët me Kane, por sfida u përmbys nga Martinez dhe Pavard. Goli i Dier ringjalli shpresat e gjermanëve, por vetëm kaq. Në gjysmëfinale, Inter sfidon Barcelonën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button