Inspektorët kanë hyrë në restorante, mishtore dhe markete nëpër Kumanovë – Më shumë se 100 kilogramë mish janë asgjësuar

Afërsisht 100 kilogramë mish dhe përgatitje mishi të pasigurta janë asgjësuar nga shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) të martën në Kumanovë, gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm në restorante, mishtore dhe markete.

 

Për shkeljet e konstatuara – shitja e çorbave të ngrira, ofrimi i përgatitjeve të ngrira nga mishi (hamburgerë, shishqebapë), shitja e mishit dhe përgatitjeve të mishit pa deklaratë, si dhe për skadimin e vlefshmërisë së librezave sanitare të punonjësve te operatorët e ushqimit dhe mungesën e dokumentacionit të plotë, janë dhënë masa paralajmërimi dhe gjoba monetare nga 100 deri në 1000 euro, në varësi të peshës së shkeljes dhe madhësisë së operatorit të ushqimit.

 

Me inspektimet në këtë qytet u përfshinë edhe dy supermarkete të mëdha, në të cilat nuk u konstatuan shkelje të rregullave nga fusha e sigurisë ushqimore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button