Indonezia nis fushatën e ndihmës humanitare prej 200 milionë dollarësh për Palestinën

Ministria e Punëve të Jashtme e Indonezisë, në bashkëpunim me Këshillin e Ulemave të Indonezisë (MUI) dhe Agjencinë Kombëtare të Zekatit (Baznas), nisi një fushatë për mbledhjen e ndihmave humanitare në vlerë prej 200 milionë dollarësh për Palestinën, transmeton Anadolu.

Siç raporton “Antara News”, zëvendësministri i Jashtëm indonezian, Anis Matta deklaroi se si rezultat i fushatës në fjalë, Palestinës do t’i dhurohen rreth 200 milionë dollarë.

Ai tha se në fushatë janë përfshirë shumë organizata ndihmash. “Kjo fushatë është rezultat i një dialogu prej tre muajsh për shpërndarjen e ndihmave për Palestinën në kuadrin e tre qëllimeve kryesore”, tha Matta duke shtuar:

“Tre qëllimet kryesore në këtë kontekst janë programi i ndihmës emergjente gjatë periudhës së armëpushimit, programi i rindërtimit në Gaza dhe ndërtimi i një strukture simbolike që përfaqëson praninë e Indonezisë në rajon”.

Duke thënë se shpreson për arritjen e objektivit për mbledhjen e 200 milionë dollarëve ndihmë humanitare, Matta potencoi se organizatat e shoqërisë civile tashmë kanë mbledhur donacione afër kësaj shume.

Ministria e Jashtme e Indonezisë nuk ka dhënë detaje se sa do të zgjasë procesi i grumbullimit të ndihmave ndërsa është theksuar se fushata do të fillojë në Ramazan.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button