Ilas Veseli zgjidhet ushtrues i detyrës Kryetar i Komunës së Sarajit

Këshilli i Komunës së Sarajit në mbledhjen e sotshme, me propozim të komisionit kandidues si kandidat i vetëm, me 17 vota pro dhe 1 përmbajtur, zgjodhi z.Ilas Veseli si Ushtrues i detyrës Kryetar i Komunës së Sarajit, i cili paraprakisht ka kryer funkcionin e zëvendësit të kryetarit.

“Veselit i urojmë shëndet dhe suksese gjatë kryerjes së obligimeve për projektet që janë në vijim e sipër me qëllim të funkcionimit të pandërprerë të komunës dhe shërbimeve efikase ndaj qytetarëve”, ka njoftuar Blerim Bexheti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button