Igor Janushev është emëruar sekretar i përgjithshëm i Qeverisë
Igor Janushev është emëruar sekretar i përgjithshëm i qeverisë së re.
Janushev, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “do të punojnë me ndershmëri dhe dinjitet për popullin!”.
“Sot jam emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së udhëhequr nga presidenti Hristijan Mickoski. Ju falënderoj për besimin e shprehur dhe besoj se do të punojmë ekskluzivisht në interes të qytetarëve!”, ka shkruar Janushev.