Ibrahimi: Prof. Xhevat Lloshi, autoriteti më i lartë i kombit për historinë e alfabetit shqip

Kryetari i Alternativës dhe njëherësh një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka ndarë një reagim rreth pjesëmarrjes së tij në ligjëratën e prof. Xhevat Lloshit, të mbajtur në kuadër të manifestimit shkencor-kulturor “Ditët e Alfabetit” në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Ibrahimi e vlerëson lart figurën e profesorit, duke theksuar kompetencën dhe autoritetin e tij të padiskutueshëm në fushën e historisë së alfabetit dhe gjuhës shqipe.

“Me një përvojë të gjatë shkencore dhe jetësore, si dhe pas dhjetëra veprave të botuara të historisë së alfabetit e të gjuhës shqipe, prof. Xhevat Lloshi sot është autoriteti më i lartë dhe më kompetent i kombit që mund të flasë dhe që duhet të dëgjohet për Kongresin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, shkruan Ibrahimi.

Ai shton se ka pasur nderin të jetë nxënës i profesorit Lloshi.

“Kam pasur fat që, për vite, kam qenë nxënës i tij”, thekson ai.

Manifestimi “Ditët e Alfabetit” po zhvillohet në Shkup, duke rikthyer vëmendjen në një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare — Kongresin e Manastirit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button