Ibrahimi pret në takim ambasadorin e OSBE-së në RMV Kilian Wahl
Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në RMV Kilian Wahl.
Ibrahimi ka njoftuar se me ambasadorin Wahl kanë diksutuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar balancuesin, vendim që e kanë vlerësuar të gabueshem derisa nuk ka një mekanizëm të ri që e rregullon këtrë çështje.
“Sot pata kënaqësi ta mirëpres në selinë e Alternativës ambasadorin Kilian Wahl, Shefin e Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë takimit tonë biseduam për çështje të rëndësishme politike, siç është procesi eurointegrues, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për pjesëmarrjen tonë në qeveri, reformat në sistemin gjyqësor dhe roli ynë si Alternativë në kuadër të koalicionit VLEN.
Diskutuam edhe për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për balancuesin, një vendim që e vlerësuam si të gabuar, kjo për shkak të mungesës së një mekanizmi të ri, si dhe për nevojën për ligjin për përfaqësim adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Angazhimi ynë për drejtësi dhe përfaqësim të barabartë mbetet prioriteti ynë!”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.