Ibrahimi në Tetovë: Të gjithë na duan bashkë — si VLEN

Gjatë takimit me degën e ALternativës në Tetovë, lideri i partisë Zeqirija Ibrahimi ka thënë se shqiptarët e duan VLEN-in të bashkuar. Ai gjithashtu ka shprehur angazhimin e pakompromis në luftën kundër korrupsionit.

Statusi i plotë i Ibrahimit:

Së bashku me funksionarë partiakë dhe përfaqësues nga ekzekutivi, zhvilluam një takim me kryesinë e degës së Tetovës.

Diskutuam rreth situatës aktuale politike, strategjisë sonë për zgjedhjet lokale, si dhe projekteve qeveritare që na presin.

Mesazhi ishte i qartë: të gjithë na duan bashkë — si VLEN — sepse vetëm të bashkuar mund ta bartim me dinjitet amanetin e shqiptarëve që na besuan.

Angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm, pa kompromis në luftën kundër korrupsionit!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button