Ibrahimi merr pjesë në manifestimin për Ditën Kombëtare të Katarit

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, me ftesë të u.d ambasador i Katarit, ishin pjesmarrës në manifestimin kushtuar Ditës Kombëtare të Katarit.
“Kisha kënaqësinë që, së bashku me mikun tim Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit, dhe me ftesën e SH.T. Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani, u.d. në Ambasadën e Katarit, të marr pjesë në pritjen për Ditën Kombëtare të Katarit. Me këtë rast, urova z. Al Thani që miqësia të vazhdojë duke njohur traditat dhe historinë, si dhe duke thelluar bashkëpunimin në shumë sfera”, shkruan Ibrahimi në Facebook.



