I urojnë mirëseardhje në shtëpi, publikohet foto me Blerim Ramadanin në Kosovë

Është publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku i urohet mirëseardhje në shtëpi, në Kosovë, ish pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

Personi në fotografi me Ramadanin, i pyetur nga TV21 nuk e mohon se fotografia është shkrepur sot dhe se Blerim Ramadani është në shtëpi, në Kosovë.

Por shtoi se “nuk është i obliguar të japë informacione të tilla”.

Kjo fotografi vjen pas informacioneve zyrtare nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ku bëhet e ditur se Blerim Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak dhe se është lëshuar fletarrest ndaj tij.

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe të afërm të Ramadanit në media të ndryshme kanë deklaruar të njëjtën – se Ramadani është arratisur ngaqë ka pasur informacione se nga arresti shtëpiak do ta kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar në Serbi.

Por kjo mbetet e pakonfirmuar!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button