Hiqet flamuri maqedonas në majen e Korabit, vendoset flamuri shqiptar (Video)

Alpinisti shqiptar nga Peshkopia, Izet Shulku dhe shoqëria e tij kanë hequr këtë fundjavë flamurin maqedonas nga maja e Korabit të Madh dhe kanë ngritur atë shqiptar.

“Korabi është në Shqipëri dhe nuk ka vend për flamurin maqedonas”, ka shkruar Shulku në profilin e tij në Facebook dhe ka postuar videon.

https://www.facebook.com/watch/?v=3648288652166488&t=0

Në majën e Korabit, i cili i përket Parkut Kombëtar të Mavrovës, ka një tabelë informative me një afishe të shkruar në gjuhën maqedonase me lartësinë në majë – 2764 metra dhe se vargmalet e Korabit janë në dy shtete, Maqedoni dhe Shqipëri. Por Shulku e grisi edhe mbishkrimin duke e hedhur përdhe.Top24

 

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button