Haradinaj akuzon Kurtin: Mos abuzo me statistika, mos mashtro – zullumi këputet për së trashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverisjen Kurti, duke thënë se vendi nuk ndërtohet e as qeveriset gjithmonë, siç thotë ai me mashtrim.

Haradinaj ka akuzuar Qeverinë se po mashtron me shifrat për zhvillim ekonomik dhe punësim, referuar deklaratës së Kurtit, i cili tha sot ka pasur rritje të buxhetit të shtetit dhe tha se kjo është përkthyer në punësim të shtuar.

“Agjencioni i Statistikave që është pjesë e zyrës së Kryeminstrit të ka tregu që 211, 749 qytetarë e kanë braktisë Kosovën për 4 vite sa ti ke qeverisë. Nëse flet me të rinj, shumë prej tyre janë duke aplikuar dhe duke u përpjekur që të ikin dikah. Nuk ke asnjë ide asnjë koncept me ndihmu vendin përveç populizmit, fjalëve të bukura dhe veprimeve boshe. Mos abuzo me statistika e mos mashtro. Kërkah s’është drejtimi që i ke dhënë Kosovës. Me trendet që i ke nuk besoj që të duhet fitorja në zgjedhje. Nuk përfiton Kosova e jam i sigurt që as ti, sepse “zullumi këputet për së trashi” thotë populli”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button