Haradinaj: AAK nuk do të bëjë koalicion me Vetëvendosjen! I hapur për bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pati vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje ku bëri të ditur se nuk mund të të ketë bashkëpunim për formimin e Qeverisë së re, përcjell TV21. Haradinaj tha se është i hapur për bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në, që siç tha, këta të fundit kanë një partner bashkëpunimi.
“Ne jemi dakord që të veprohet me shpejtësi, të krijohen institucionet e vendit dhe të mos vonohet më Kosova. Tani, duhet të presim edhe një marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së. Aleanca nuk ka qitë dhe nuk qet kushte për opozitën. LDK-ja dhe PDK-ja e kanë një partner dhe jemi të gatshëm t’u japim ndihmën”, tha Haradinaj.


