Hapet zyrtarisht Dhoma e Mbrojtur në Kuvend, Gashi: Siguron mbrojtje të plotë të komunikimit!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se sot në Kuvend është hapur Dhoma e Mbrojtur dhe Hapësira e Mbrojtur të Punës.
“Kjo dhomë, duke qenë e para e këtij lloji në vend, është ndërtuar sipas standardeve të larta të NATO-s dhe BE-së, me qëllim që të sigurojë mbrojtjen e plotë të komunikimit dhe dokumenteve konfidenciale.
Ky projekt, si një rezultat i shkëlqyer i partneritetit strategjik mes Kuvendit të RMV, partnerëve ndërkombëtar dhe DCAF -Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë, përforcon përpjekjet tona për qeverisje demokratike dhe përgjegjshmëri në sektorin e sigurisë. Prandaj, faleminderova në veçanti të gjithë ata që kontribuan në këtë hap të rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë!”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button