Gjithçka që dihet për vrasjen e mbrëmshme në Tetovë

Gjatë mbrëmjes së djeshme u regjistrua vrasje në rrugën”Shtipska” të Tetovës.

Një 40 vjeçar, me inicialet R.T. humbi jetën teksa ishte në veturën “BMW”, pasi u sulmua me armë nga një person tjetër që po qëndronte në veturë tjetër “Mercedes”.

Vrasësi nuk dihet ende, por të panjohura mbeten edhe motivet e vrasjes.

“Në orën 20:35 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Shtipska” në Tetovë, një person që kishte qenë me veturë “Mercedes” kishte qëlluar me armë zjarri ndaj veturës “BMW” në të cilin ishte personi me inicialet R.T, i cili kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra. Pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë kanë ndërmarrë të gjitha masat për të pastruar çështjen”, thanë mbrëmë nga Policia e Tetovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button