Gjermani: Efekti Trump-Putin në politikën e re të jashtme

Fakti që CDU/CSU dhe SPD ranë dakord kaq shpejt për koalicionin lidhet edhe me zhvillimet gjeopolitike dhe sfidave akute në politikën e jashtme. Pothuajse të gjitha kanë të bëjnë me Donald Trump.

Situata e vështirë ndërkombëtare dhe politika e tarifave doganore e administratës amerikane të presidentit Donald Trump i vunë së fundmi negociatorët e partive gjermane që duan të krijojnë qeverinë nën presion shtesë për të arritur një marrëveshje. Është një “situatë e rritjes së tensioneve politike globale”, tha kancelari i ardhshëm i pritshëm Friedrich Merz i CDU kur prezantoi marrëveshjen e koalicionit. Merz i vë kërcënimeve dhe pasigurive mesazhin e partnerëve të koalicionit: “Ne duam dhe do të ndihmojmë në formësimin e ndryshimeve në botë përGjermaninë”. Dhe kreu i SPD, Lars Klingbeil konfirmoi: “Është një pikë kthese. Ne jetojmë në kohë vërtet historike.” Këtu është një pasqyrë e sfidave më të rëndësishme të politikës së jashtme:

Tarifat e larta të importit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kundërmasat e vendeve të prekura, shkaktuan javën që kaloi turbulenca tek tregjet aksioneve në mbarë botën dhe frikën e një lufte tregtare globale. Si një vend eksportues, Gjermania është e goditur veçanërisht rëndë nga tarifat, kjo edhe sepse ekonomia gjermane ka qenë në recesion për më shumë se dy vjet.
BE-ja është përgjegjëse për tregtinë transatlantike, Gjermania nuk mund të veprojë e vetme këtu. E vetëdijshme për cenueshmërinë e Gjermanisë, qeveria e ardhshme federale është e përkushtuar të mos lejojë përshkallëzim të mëtejshëm. Në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Në periudhën afatmesme synojmë një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në, në një afat të shkurtër duam të shmangim një konflikt tregtar dhe jemi të përkushtuar të ulim tarifat e importit në të dy anët e Atlantikut”. Duke pasur parasysh veprimet e fundit të Trump-it, kjo mund të shihet edhe si një qasje mjaft optimiste.

Friedrich Merz është në të vërtetë një transatlantik i bindur. Për dhjetë vjet ai ishte kryetar i Urës së Atlantikut, një organizatë jopartiake e dedikuar për forcimin e marrëdhënieve amerikano-gjermane. Ndonëse nuk ka jetuar kurrë në SHBA, ai thotë se e njeh shumë mirë mënyrën e të menduarit amerikan falë viteve të punës për grupin amerikan të investimeve BlackRock. Por me fillimin e mandatit të dytë të Donald Trump në detyrë, besimi i Merz në një partneritet të ngushtë gjermano-amerikan është tronditur rëndë. “Jam i tronditur nga Donald Trump”, tha ai pasi Trump i dha pjesë të fajit për luftën edhe Ukrainëa. Merz u shpreh i shokuar, kur Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance poshtëruan publikisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Gjermania ka pasur një reputacion të keq te Trump që nga koha e kancelares së CDU, Angela Merkel, edhe për shkak të politikës së hapur të Merkelit për refugjatët, të cilën Presidenti amerikan e urrente. Edhe pse Merz vazhdimisht distancohet politikisht nga Merkel, një takim personal midis Merz dhe Trump nuk do të ishte i lehtë. Deri më tani, asnjë nuk është planifikuar.

Përpjekjet e Donald Trump për të sjellë paqen në Ukrainë i kanë kthyer evropianët thjesht në spektatorë. Ai po negocion drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin. As presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në bisedimet. Nëse arrihet një marrëveshje paqeje që mund të rezultojë në një paqe të diktuar për Ukrainën, gjermanëve dhe evropianëve të tjerë të BE-së ndoshta do t’u lihej vetëm roli i sigurimit të paqes.

Koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. “Ne qëndrojmë në krah të ukrainaseve dhe ukrainasve të guximshëm. Ata mund të mbështeten tek ne,” tha Lars Klingbeil i SPD. Për këtë partnerët e koalicionit nuk kanë vendosur ende. Megjithatë, mbetet e paqartë saktësisht se çfarë do të ndodhë me ndihmën ushtarake. Si lider i opozitës, Merz kishte mbrojtur dërgimin e raketave gjermane me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë. Kancelari aktual i SPD-së, Olaf Scholz, gjithmonë e refuzoi këtë sepse kishte frikë se Gjermania do të tërhiqej në luftë me Rusinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button