Gazmend Aliu emërohet drejtor i ri i Institutit për Standardizim të RMV-së

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për emërimin e z. Gazmend Aliu në pozitën e drejtorit të Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRM), me mandat katërvjeçar.

Emërimi i tij vjen si pjesë e përpjekjeve për forcimin e rolit të institucionit në zhvillimin e standardeve dhe përmirësimin e funksionimit të sektorëve të ndryshëm në vend.

Nga institucioni kanë shprehur mirëseardhje për drejtorin e ri, duke theksuar pritshmëritë për një bashkëpunim të suksesshëm dhe vazhdimësi në avancimin e misionit dhe vizionit të ISRM-së.

Në periudhën në vijim, pritet fokus në forcimin e rolit të standardizimit në shoqëri, si dhe në arritjen e rezultateve konkrete në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe institucional të vendit.

Emërimi i Aliut konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe rritjes së efikasitetit të institucionit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button