Gazmend Aliu, drejtor i Institutit për Standardizim, në Jubileun e Artë të SHKNM-së

Më 12 qershor 2026, në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup, u mbajt mbledhja solemne me rastin e Jubileut të Artë “50 vjet SHKNM – Shoqata e Konstruktorëve të Ndërtimit të Maqedonisë, udhëheqës në konstruksionin ndërtimor”, me të cilën u shënua gjysmë shekulli nga themelimi dhe veprimtaria e Shoqatës.

Në këtë ngjarje morën pjesë Gazmend Aliu, drejtor i Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRMV), si dhe Sonja Çerepnalkovska, udhëheqëse sektori në Institut.

Në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet Institutit dhe Shoqatës së Konstruktorëve të Ndërtimit të Maqedonisë, ISRMV-së iu nda mirënjohje si mbështetës shumëvjeçar i SHKNM-së, të cilën e pranoi drejtori Gazmend Aliu.

Pjesëmarrja në këtë jubile dhe mirënjohja e pranuar dëshmojnë përkushtimin e Institutit për Standardizim në mbështetjen e zhvillimit profesional, avancimin e standardeve teknike dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin inxhinierik dhe ndërtimor në vend.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button