Gashi takon Tony Murphy, në fokus transparenca dhe reformat europiane

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar takim me Kryetarin e Gjykatës Europiane të Auditorëve, Tony Murphy, ku në fokus të bisedimeve kanë qenë transparenca, llogaridhënia dhe forcimi i institucioneve demokratike në kuadër të procesit të integrimit europian.

“Pata kënaqësinë të takoj Tony Murphy, Kryetar i Gjykatës Europiane të Auditorëve, me të cilin zhvilluam një diskutim konstruktiv mbi rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes institucionale si elemente thelbësore për funksionimin demokratik të institucioneve dhe avancimin e reformave në procesin e integrimit europian.

Gjatë takimit u vlerësua roli i institucioneve të pavarura të revizionit në promovimin e sundimit të ligjit, forcimin e besimit të qytetarëve dhe ngritjen e standardeve të menaxhimit institucional. Në këtë kontekst, përshëndeta kontributin e Enti Shtetëror për Revizion dhe të kryerevizorit shtetëror Maksim Acevski për përkushtimin në avancimin profesionalizmit institucional.

Shpreha gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjen e reformave që kontribuojnë në forcimin e standardeve europiane dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button