Gashi takon Papuashvilin në Stamboll, fokus bashkëpunimi parlamentar

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë qëndrimit në Stamboll ka zhvilluar një takim bilateral me Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, njëkohësisht edhe kryetar i PABSEC.
“Gjatë qëndrimit tim në Stamboll, pata nderin që në selinë e PABSEC të zhvilloj një takim bilateral me Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, z. Shalva Papuashvili, njëherit edhe kryetar i PABSEC. Diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona. Konfirmuam se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve po zhvillohen në drejtim pozitiv, duke theksuar njëkohësisht nevojën për intensifikimin e komunikimit ndërparlamentar përmes grupeve parlamentare të miqësisë. Folëm mbi sfidat dhe përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për procesin e integrimit europian. Vlerësuam rëndësinë e shkëmbimit të përvojave institucionale, si dhe ritheksuam bashkëpunimin multilateral, duke shqyrtuar aktivitetet e ardhshme që do të bashkojnë delegacionet e parlamenteve tona”, deklaroi Gashi.



