Gashi pret në Kuvend Ambasadoren e Zvicrës, Véronique Hulmann

Pas konferencës së frytshme për transformimin digjital të Kuvendit, kryeparlamentari Afrim Gashi zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadoren e Zvicrës, Sh.S. Véronique Hulmann.

“Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen thelbësore që Ambasada e Zvicrës ka ofruar në realizimin e platformave të reja digjitale në Kuvend. Këto iniciativa janë dëshmi konkrete se bashkëpunimi ndërkombëtar mund të sjellë ndryshime reale dhe të prekshme për qytetarët tanë. Diskutuam zhvillimet dhe shqyrtuam mundësitë e avancimit të bashkëpunimit. U shpreha i bindur që do të thellojmë partneritetin e sinqertë drejt realizimit të një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Kuvendit dhe vendit tonë”, ka thënë Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button