Gashi përkujton Komandant Harun Aliun: Kushtrimi i tij vazhdon të jehojë si frymëzim për brezat

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka përkujtuar Harun Aliun në 15 vjetorin e vdekjes së tij.
“Sot, në 15-vjetorin e rënies së Komandant Kushtrimit, e kujtojmë me dhimbje e krenari një nga figurat më me vlera të luftës për liri.
Harun Aliu i Hasanbegut tonë ishte zëri i pandalshëm i idealit kombëtar, i pathyeshëm në bindje dhe i paepur në veprim. Kushtrimi i tij vazhdon të jehojë si frymëzim për brezat. Lavdi e përjetshme Komandantit të lirisë!”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button