Gashi organizon iftar të përbashkët me krerët politik dhe fetar

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka organizuar iftar të përbashkët me krerët e shtetit, ministrat, liderët e partive politike dhe krerët e bashkësive fetare.

Njoftimi i plotë i Gashit:

Kisha nderin e veçantë të organizoja një iftar të përbashkët për deputetët, kryeministrin me anëtarët e kabinetit qeveritar, liderët e partive politike, si dhe krerët e bashkësive fetare, një moment që na dha mundësinë të forcojmë lidhjet tona dhe të theksojmë rëndësinë e bashkëjetesës.

Theksova se, duke e nderuar këtë rit, që ndonëse ka sfond religjioz, në realitet rrezatojmë me dashuri, respekt, tolerancë, mirëkuptim dhe moral të lartë. Prandaj, i faleminderova përzemërsisht të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës, duke shpresuar që ky moment të vazhdojë të jetë një traditë që na sjell më afër njëri-tjetrit dhe na bashkon mbi vlerat e përbashkëta, për të ndërtuar një shoqëri me harmoni të plotë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button