Gashi në kështjellën Christiansborg, pjesë e pritjes me Mbretin Frederik X

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në Danimarkë, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar në ambientet mbretërore të kështjellës Christiansborg, me pjesëmarrjen e Shkëlqesisë së Tij, Mbretit Frederik X të Danimarkës.
“Në Danimarkë, pata nderin e veçantë të marr pjesë në pritjen solemne të organizuar në ambientet mbretërore të kështjellës Christiansborg, me pjesëmarrjen e Shkëlqesisë së Tij, Mbretit Frederik X të Danimarkës.
Kjo mbrëmje e veçantë, që i paraprin Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, na bashkoi homologë dhe përfaqësues të lartë institucionalë, duke krijuar një hapësirë të vyer për dialog të hapur, shkëmbim përvojash dhe thellim të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Në këtë frymë, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për forcimin e vlerave demokratike dhe për avancimin e qëndrueshëm të rrugës sonë drejt integrimit europian”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button