Gashi në eventin për Presidentin zviceran, fokus marrëdhëniet dypalëshe

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në një pritje zyrtare të organizuar me rastin e vizitës së Presidentit të Konfederatës Zvicerane, me ftesë të ambasadorit të Zvicrës.

“Pata kënaqësinë që, me ftesë të Ambasadorit të Zvicrës, Sh.T. Christoph Sommer, të marr pjesë në pritjen e organizuar për nder të vizitës historike të Presidentit të Konfederatës Zvicerane, Sh.T. Guy Parmelin.

Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të shkëmbyer ide mbi forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona, në frymën e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button