Gashi merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë, thekson rolin e mërgatës

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare të mbajtur në Tirana, ku në fokus ishin roli i diasporës në zhvillimin demokratik dhe përfaqësimin institucional.
“Në Tiranë mora pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare, ku diskutuam mbi rolin e diasporës në zhvillimin demokratik dhe përfaqësimin institucional. Në fjalën time theksova disa nga çështjet më të rëndësishme që lidhen me migrimin dhe mërgatën tonë. Ndër të tjera nënvizova nevojën për politika të qëndrueshme që sigurojnë përfaqësimin e diasporës, por dhe krijimin e mundësive reale që qytetarët të realizojnë veten e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e vet. Në këtë samit të cilin e hapi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pata kënaqësinë të ndaj diskutimin me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, deputetin e Shqipërisë, Taulant Balla dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi”, deklaroi Gashi.



