Gashi: Me konsensus politik dhe një proces inkluziv u miratua Strategjia Kombëtare Zhvillimore 2024-2044

Në seancën e 17-të të Kuvendit të RMV-së, me konsensus politik dhe një proces inkluziv, u miratua Strategjia Kombëtare Zhvillimore 2024-2044, njoftoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili ka shtuar se kjo strategji është një vendim me vlerë të veçantë që përcakton vizionin për zhvillimin nacional të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllime kyçe si:

1️⃣ forcimi i konkurrencës ekonomike përmes një ekosistemi funksional dhe inovativ, që përmirëson aftësitë dhe përfshirjen e qytetarëve;
2️⃣ qeverisje transparente dhe gjithëpërfshirëse që nxit prosperitetin për të gjithë qytetarët;
3️⃣ përmirësimi i shërbimeve sociale, shëndetësore dhe arsimore për individët dhe shoqërinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button