(FOTO) Kritikat e ashpra pas humbjes ndaj Al Nassr, Benzema mbyll “Instagram-in”
Kritikat e ashpra ndaj Karim Benzemas, pas humbjes së rëndë të Al Ittihad kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos, me rezultatin 5-2, kanë bërë që francezi të shkojë drejt një vendimi disi drastik, mbylljen e adresës së “Instagram-it”.
Benzema deri më tani me Al Ittihad ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet, ndërsa ka dhënë pesë asistime.
Megjithatë, disa pasime të humbura në momente të veçanta peshojnë shumë, mbi të gjitha ajo në Botërorin e Klubeve, ku humbi një penallti kundër egjiptianëve Al Ahly, në një ndeshje që më pas u humb 3-1 nga Al Ittihad dhe që rezultoi në eliminimin e tij nga turneun.
Humbja përballë Cristiano Ronaldos ishte shumë e dhimbshme për Benzema-në, ndërsa kritikat e ashpra ndaj tij në rrjetet sociale ishin të pafundme. Kjo gjë duket se e ka shtyre sulmuesin francez që të mbyllte llogarinë e tij në “Instagram”.
Benzema, me 76 milionë ndjekës, është futbollisti i pestë më i ndjekur në platformën e njohur, pas Cristiano Ronaldos, Messit, Neymar dhe Mbappe.