Fitorja e papritur e së majtës në Francë pasohet me rënie të euros

Një fitore e papritur për Frontin e Ri Popullor të majtë në Francë u pasua me një rënie të euros pasi tregjet i frikësohen një rritjeje radikale të shpenzimeve.

Euro ra me 0.3% në orët e para të tregtimit aziatik të dielën pasi partia e Frontit të Ri Popullor të Francës doli fituese në zgjedhjet legjislative të vendit, shkruan Euronews.

Projeksioni i fundit të hënën në mëngjes sugjeroi se aleanca e krahut të majtë të Frontit të Ri Popullor kishte fituar 182 nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare.

Ndërkohë, aleanca qendrore e presidentit Macron do të marrë 168 vende. Rezultati shënon një humbje poshtëruese për qeverinë e Macron dhe që ka shkaktuar dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal.

Aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) nuk njihet për kujdesin e saj fiskal.

Që në fillim të kësaj vere, udhëheqësi Jean-Luc Mélenchon ka thënë se mund të nxirren dekrete për të shfuqizuar reformën e pensioneve të Macron dhe për të rritur pagën minimale të Francës.

Grupi gjithashtu dëshiron të zbatojë një rritje pagash prej 10% për nëpunësit civilë, të rrisë subvencionet e strehimit me 10% dhe të punësojë më shumë mësues dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

Masat shtesë do të nënkuptojnë rritje progresive të shpenzimeve publike me 150 miliardë euro. Partia thotë se kjo do të financohet nga taksat më të mëdha për të pasurit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button