Fisnik Mela takon dibranët që jetojnë në Shkup, ua prezanton programin elektoral!

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka njoftuar se sot në hapësirat e komunës së Çairit, është takuar me dibranët të cilët jetojnë në Shkup, të cilëve u ka prezantuar programin elektoral, përcjell Alfax.mk
“Sot, në hapësirat e Komunës së Çairit, pata kënaqësinë të takohem me dibranët që jetojnë në Shkup, të cilëve u prezantova programin tim elektoral.
Në këtë takim na nderuan me praninë e tyre zëvendëskryeministri i parë z. Izet Mexhit dhe deputeti z. Bekim Sali, të cilëve u jam mirënjohës për përkrahjen dhe bashkëpunimin.
Para dibranëve, u zotova se ndryshimet që presim të sjellim do të jenë të prekshme, të drejta dhe në funksion të qytetarëve. Bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë, për një Dibër ku zëri i çdo qytetari respektohet dhe përfaqësohet me dinjitet”, ka deklaruar Mela.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button