Fisnik Mela pranon postin e zv/drejtorit në Drejtorinë e të Hyrave Publike

Fisnik Mela, kuadër i Alternativës edhe zyrtarisht pranon detyrën e zv/drejtorit në Drejtorinë e të Hyrave Publike.

Statusi i plotë i Melës:

Të nderuar përkrahës të koalicionit VLEN, qytetarë të respektuar!

Kam nderin t’ju njoftoj se sot zyrtarisht e kam pranuar detyrën si zëvendësdrejtor në Drejtorinë e të Hyrave Publike (DHP).

Zotohem publikisht se këtë funksion do ta kryej me dinjitet dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj publikisht Komisionin Kadrovik të Koalicionit VLEN, liderët e VLEN-it, me mirënjohje të thellë kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, Sekretarin e Përgjithshëm, Amir Elezi, si dhe Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezin, që më dhanë besimin si kuadër i Alternativës për t’i përfaqësuar.

Përgjegjësia dhe dinjiteti do të jenë udhërrëfyesit tanë!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button