Finalja më e “çmendur” viteve të fundit, Senegali fiton Kupën e Afrikës në shtëpinë e Marokos

Senegali është shpallur kampion i Afrikës pas fitores monumentale në finale ndaj nikoqirit, Marokut, me rezultat minimal 1-0.

Një penalti u akordua në dëm të tyre minutën e tetë shtesë të pjesës së dytë.

Gjysma e skuadrës senegaleze, të revoltuar, deshën ta braktisin ndeshjen por u bindën të kthehen në fushë.

Një gol i Brahim Diazit në minutën e 114-të do të thoshte triumf për marokenët por ai gjuajti me panenkë dhe Edouard Mendy e priti pa pikë problemi.

Në periudhën shtesë, Pape Guye shënoi golin e fitores për Senegalin duke thyer zemrat e marokenëve vendës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button