Fëmija palestinez që humbi këmbën në sulmet izraelite vazhdon jetën në kushte të vështira

Fëmija palestinez 11-vjeçar, Abdul Rahman Nazir al Nashash, që ka humbur këmbën e tij në sulmet izraelite në Gaza, vazhdon jetën në kushte të vështira, raporton Anadolu.
Al Nashash, i cili u plagos në sulmet izraelite dhe iu amputua një nga këmbët, u kthye në shtëpinë e tij në Kampin e Refugjatëve Bureyj në Rripin qendror të Gazës pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në Gaza.
Palestinezi 11-vjeçar krahas këmbës që ka humbur në sulmet izraelite, vazhdon jetën me familjen e tij në mungesën e babait të tij i cili ka humbur jetën më parë në sulmet e Izraelit.
Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini, në një deklaratë më parë tha se Gaza e cila ndodhet nën sulmet izraelite, ka numrin më të madh të fëmijëve të amputuar për frymë në botë.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 47.417 palestinezë dhe janë plagosur 111.157 të tjerë.