FBI zhvillon kontrolle në Los Angeles, dyshohet lidhje me sulmin ndaj Trump

Agjentët e FBI-së kanë zhvilluar kontrolle në një banesë në Torrance, periferi e Los Angelesit, e cila dyshohet se lidhet me personin e armatosur që hapi zjarr gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas mediave amerikane, forcat e rendit kanë vendosur një perimetër sigurie rreth pronës, ndërsa në vendngjarje janë parë edhe ekipe të shumta të mediave.

Hetuesit po verifikojnë lidhjet e pronës me të dyshuarin, ndërsa fqinjët kanë deklaruar se nuk janë të sigurt nëse ai banonte në atë adresë, por se e kanë parë në zonë ditët e fundit.
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi rezultatet e kontrollit, ndërsa hetimet për incidentin në Uashington vijojnë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button