Faton Fazliu: Nënshkruam memorandum që synon mbështetjen e qytetarëve nga kategoritë më të cenueshme

Drejtori i Departamentit të Librave Amë, Faton Fazliu njoftoi nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit që synon mbështetjen e qytetarëve nga kategoritë më të cenueshme.

Njoftimi i Fazliut:

Dokumentet janë e drejtë, jo privilegj – bashkë për qytetarët në rrezik social!

Në prani të atasheut për çështje sociale të Ambasadës së Austrisë, Harald Fuger, pata kënaqësinë të nënshkruaj një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Qytetarëve “Ljubеznost Shkup”, e përfaqësuar nga kryetari Toni Stankovski.

Ky memorandum synon mbështetjen e qytetarëve nga kategoritë më të cenueshme, me fokus në:

-Ndihmë në mbledhjen dhe dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për dokumentacionin civil.
-Bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm për të zgjidhur çështjet e qytetarëve në nevojë.
-Angazhimin e ekspertëve për të dhënë mbështetje profesionale dhe për të ndarë përvoja.
-Trajtimin e rasteve me specifika të veçanta përmes një qasjeje të përbashkët.
Bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për të siguruar që çdo qytetar të ketë qasje të barabartë në të drejtat e tij!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button