Faton Fazliu: Mjaft me pazaret politike, Ali Ahmeti duhet të japë dorëheqje

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së Alta Bankës, duke kritikuar udhëheqësinë e BDI-së. Ai ka përmendur edhe rastet e Maxhar Telekomit dhe Soravias, duke kërkuar përgjegjësi politike nga Ali Ahmeti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fazliu ka theksuar se retorika patriotike nuk duhet të përdoret për t’iu shmangur llogaridhënies, ndërsa i ka bërë thirrje Ahmetit të japë dorëheqje.
“Retorika patriotike nuk mund t’i mbulojë më aferat që kërkojnë përgjigje: Maxhar Telekomi, Soravia… tani Alta Banka!
Mjaft me pazaret politike dhe arrogancën ndaj qytetarëve.
Patriotizmi nuk është mburojë për t’iu shmangur përgjegjësisë. Koha e llogaridhënies ka ardhur.
Ali Ahmeti, DORËHIQU!”, ka shkruar Faton Fazliu.



