Fari Hiseni për manifestimin për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit: Fronti Europian përçoi mesazhe destablizimi dhe ndarjeje
Zëdhënësi i VLEN, Fari Hisni i ftuar në Daily Click më TV21, komentoi manifestimin e Frontit Europian për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit, ku tha se, MO i ka dhënën fund një luftë ndërkohë që siç thotë Hiseni, në manifestimin e FE pati mesazhe përçarëse dhe destabilizuese.
“Nga ajo që u plasua në media, mendoj që ishte një gabim në hapa në vazhdimësi, në gjendje paniku dhe në gjendje të mos pranimit të realitetit. Marrëveshja e Ohrit i dha fund një konflikti, një luftë në vendin tonë ndërsa në manifestimin e Frontit Europian për MO ata përçuan mesazhe përçarëse, përçuan mesazhe destabilizimi për ndarje dhe ndasi”, tha Fari Hiseni.