EVN paralajmëron ndërprerje të energjisë elektrike në Saraj dhe Petrovec

Nga EVN Maqedoni njoftojnë se sot (13 qershor 2026, e shtunë), për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike, do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa pjesë të komunave Petrovec dhe Saraj.

Në periudhën nga ora 08:00 deri në 15:30, pa energji elektrike do të mbeten banorët e fshatrave Badar, Kozhle dhe Bllacë, si dhe banorët e lagjes Totinci dhe shfrytëzuesit në tunelet e Katllanovës, në territorin e Komunës së Petrovecit.

Ndërkaq, në periudhën nga ora 08:30 deri në 12:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të kenë banorët e fshatit Saraj, të vendosur pas xhamisë së vjetër, në Komunën e Sarajit.

EVN apelon te qytetarët që t’i marrin masat e nevojshme dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me këto ndërprerje të paralajmëruara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button