Është rritur numri i studentëve, interesi më i madh për shëndetësi dhe shërbime sociale

Sipas të dhënave statistikore, 77.8% e studentëve kanë zgjedhur institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 22.2% kanë zgjedhur institucionet private.
Gjatë këtij viti akademik, në vitin e parë të studimeve janë regjistruar 16.212 studentë, që përfaqëson 29.5% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve.
Kjo shifër përfshin edhe studentët që regjistrohen në vitin e parë për herë të dytë, të tretë ose më shumë herë. Ndërkohë, 14.995 studentë janë regjistruar për herë të parë në vitin e parë të studimeve.



