Është arrestuar një persona nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg

Nëpunës policor nga SPB Tetovë dje në ora 15:00 në fshatin Bërvenicë, kanë arrestuar T.M (41), banor i këtij fshati të Tetovës, i cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg.

Siç kumtoi MPB, ai kërkohej me urdhërarrest për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e pesë muaj për veprën penale “rrezikimi i sigurisë” gjatë dhunës në familje nga neni 144 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Personi është dërguar në Institucionin ndëshkues-korrigjues Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button