Erdogani tallet keq me Makronin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ia bëri me dije homologut të tij francez Emmanuel Macron, se Franca nuk po i bën shërbim të mirë Armenisë duke i dhënë mbështetje, raporton Alfax.

“Franca duhet ta dijë se nuk po i bën nder Armenisë, përkundrazi, po i bën një shërbim të keq. Më parë, Franca i dha shumë mbështetje Armenisë. Çfarë rezultati kanë marrë? Asgjë.Cili është qëllimi i dërgimit të transportuesve të blinduar? Tanket, artileria dhe pushkët e dërguara më parë në Armeni kanë rënë në duart e Azerbajxhanit. Jo se do të kenë ndonjë rezultat, ata vetëm po mashtrojnë Armeninë.Udhëheqja armene duhet të marrë mësime nga ajo që kanë përjetuar në të kaluarën e afërt”, deklaroi Erdogan.

Presidenti turk më tej vlerësoi se marrëdhëniet paqësore me Azerbajxhanin janë alternativa më e mirë për Armeninë.

“Është në interesin e Armenisë që të mos bjerë në grackën e vendeve që mashtrojnë Armeninë. Marrëdhëniet paqësore me Azerbajxhanin. Ata që i vënë armët në dorë Armenisë do ta lënë Armeninë të qetë në një kohë të shkurtër, përfundoi Erdogan. /Alfax/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button